Flash News

E-TJERA

U raportua i zhdukur, gjendet i pajetë 51-vjeçari shqiptar në Greqi

U raportua i zhdukur, gjendet i pajetë 51-vjeçari shqiptar në

Një 51-vjeçar shqiptar, i identifikuar si Ylli Mera, u raportua i zhdukur në Selanik të Greqisë.

Mediat vendase raportojnë se Mera është gjetur i pajetë në një zonë pyjore të Arethousa-s. Mera rezultoi i zhdukur që prej datës 1 nëntor, pasi kishte shkuar për të punuar në Greqi.

Sipas informacioneve, 51-vjeçari ka mbetur i plagosur për vdekje me sharrë elektrike në kofshë ashtu si edhe një 59-vjeçar, të cilët punonin së bashku. Më pas 59-vjeçari e ka lënë me gjakderdhje dhe është larguar nga vendi i ngjarjes me ndihmën e të birit.

U raportua i zhdukur, gjendet i pajetë 51-vjeçari shqiptar në

Dje pasdite u zbulua se ai e kishte lënë atë të mbuluar me gjak, por pranoi se ishte një aksident. Në fakt, mësohet se 59-vjeçari i ka hedhur në rrugë edhe celularin Meras për të shmangur gjetjen e trupit të viktimës.

Policia ka vënë në pranga 59-vjeçarin bashkë me djalin e tij.

Të fundit