Flash News

E-TJERA

U raportua për të infektuar me COVID-19, mbyllet një shkollë dhe spitali i Gjirokastrës

U raportua për të infektuar me COVID-19, mbyllet një shkollë
Foto Ilustruese/ Spitali i Gjirokastrës dhe shkolla "Koto Hoxhi"

Mbyllet shkolla 9-vjeçare ‘Koto Hoxhi’ në Gjirokastër. Mësohet se, shkak është bërë infektimi me COVID-19 i një pjese të mirë të mësueseve të shkollës, ndërsa shumë prej nxënësve vijnë nga familje të prekura nga COVID-19.

ISHSH ka vendosur mbylljen përkohësisht të shkollës, ndërkaq pritet që mësimi të vijoi online sipas orarit 8:00 – 13:30. Po ashtu, i mbyllur rezulton edhe kopshti “Cicërimat”.

"Në shkollën tonë disa mësuese kanë rezultuar pozitiv me Covid 19 dhe një pjesë tjetër janë në pritje të përgjigjes, pasi kanë bërë tamponin. Në klasa, një numër i konsiderueshëm nxënësish vijnë nga familje, ku kanë familjarë pozitiv ndaj Covid 19. Ditën e hënë, ambjentet e shkollës do të dezinfektohen. Për këto arsye, nga ana ime si drejtues i shkollës u kërkua zhvillimi i mësimit në distancë (online) duke filluar nga dita e hënë deri në një njoftim të dytë”, thuhet në njoftimin e shpërndarë nxënësve të shkollës.

Ditën e hënë, ambjentet e shkollës do të dezinfektohen. 

Situata jo e mirë paraqitet edhe në Spitalin e Gjirokastrës. Vetëm gjatë ditës së sotme u raportua për infektimin e një mjekeje, dy laborantëve dhe 2 ndihmës epidemiolog. Personat e infektuar u izoluan, ndërsa nesër pritet që spitali të mos hapë dyert. Testeve të Covid-19, do t’iu nënshtrohet i gjithë stafi.

Të fundit