Flash News

E-TJERA

U raportua për të shtëna, policia: Ka humbur jetën një 67-vjeçar

U raportua për të shtëna, policia: Ka humbur jetën një

Një 67-vjeçar ka humbur jetën ditën e sotme në zonën e ish-bllokut në Tiranë si pasojë e një arresti kardiak.

Ngjarja u shënua rreth orës 13:30 minuta në rrugën “Ibrahim Rugova”.

Fillimisht u dyshua se ishte vrasje, por policia hodhi poshtë informacionet paraprake dhe deklaroi se kishim të bënim me një vdekje natyrale.

Njoftimi i Policisë:

Tiranë/Informacion paraprak

Me datë 20.11.2020, rreth orës 13:30, në rrugën “Ibrahim Rugova”, dyshohet si pasojë e një arresti kardiak, ka ndërruar jetë shtetasi P.S., 67 vjeç.

Vijojnë veprimet me grupin hetimor për zbardhjen dhe sqarimin e rrethanave të ngjarjes. 

Të fundit