Flash News

E-TJERA

U raportua si "rrëzim"/ Zbardhet dinamika, ja si ndërroi jetë 53-vjeçari në Kurbin

U raportua si "rrëzim"/ Zbardhet dinamika, ja si ndërroi

Është zbardhur shkaku i vdekjes së Luan Koliçi 53-vjeç mbrëmjen e djeshme rreth orës 18:00. Ai u gjet i pajetë në rrugë. Fillimisht, sipas policisë u dyshua se humbi jetën aksidentalisht, si pasojë e rrëzimit në rrugë duke qenë në gjendje të dehur.

Por, nga hetimet ka rezultuar se është përplasur nga një 28-vjeçar me një makinë tip “Benz”. Ngjarja ka ndodhur në aksin rrugor “Laç-Milot”.

Sot policia e ka arrestuar autorin e dyshuar që është E. S. 28 vjeç, banues në Kurbin. Ai akuzohet se e përplasi Koliçin dhe u largua nga vendi i aksidentit.

Si pasojë e përplasjes, 53-vjeçari humbi jetën në vendngjarje.

Të fundit