Flash News

E-TJERA

U rizgjodh në krye të PD, Soreca takon Bashën; Tregon bisedën për situatën politike në prag të legjislaturës së re

U rizgjodh në krye të PD, Soreca takon Bashën; Tregon

Një ditë pasi Lulzim Basha u konfirmua zyrtarisht në krye të PD, pas zgjedhjeve të 13 qershorit, ka pritur në zyrën e tij ambasadorin e BE në Tiranë, Luigi Soreca.

Ky i fundit ka bërë të ditur takimin mes tyre si dhe ku u fokusua biseda.

Sipas ambasadorit, mes tyre është diskutuar mbi situatën aktuale politike në prag të legjislaturës së re që fillon shtatorin e ardhshëm, si dhe hapat e rëndësishëm të ardhshëm në procesin e integrimit në BE të Shqipërisë.

Pas rizgjedhjes së tij si Kryetar i @pdshqiperi, u takova sot me @lulzimbasha_al  për të diskutuar situatën aktuale politike në prag të legjislaturës së re që fillon shtatorin e ardhshëm, si dhe hapat e rëndësishëm të ardhshëm në procesin e integrimit BE të Shqipërisë”, shkruan Soreca.

 

Të fundit