Flash News

POLITIKOFF

U rrëzua me parashutë në Himarë, Policia merr masa ndaj Xhonatan Islamit

U rrëzua me parashutë në Himarë, Policia merr masa ndaj

Një incident i pazakontë ka ndodhur mbrëmjen e së dielës në qytetin bregdetar të Himarës, ku Xhonatan Islami, partneri i moderatores së njohur Roza Lati dhe i apasionuar pas sporteve ekstreme, është rrëzuar gjatë një hedhjeje me parashutë, vetëm pak minuta para nisjes së një spektakli fishekzjarresh.

Ngjarja ka shkaktuar shqetësim te qytetarët e pranishëm në zonë, por fatmirësisht Islami ka shpëtuar pa lëndime serioze. Ai ndodhet jashtë rrezikut për jetën dhe është duke marrë trajtimin e nevojshëm për disa lëndime të lehta.

Pas incidentit, vetë Roza Lati ka reaguar në rrjetet sociale me një mesazh qetësues: “Shëndosh e mirë. No panic. Nuk vritet Shqiponja kollaj,” – shkroi ajo, duke qetësuar ndjekësit dhe fansat e saj.

Ndërkohë, Policia e Himarës ka nisur një procedim penal ndaj Xhonatan Islamit për “ulje të rrezikshme dhe të papërgjegjshme në një zonë publike”, duke vlerësuar se fluturimi me parashutë është kryer pa respektuar standardet e sigurisë. Materialet i janë referuar Prokurorisë për hetime të mëtejshme.

Të fundit