Flash News

E-TJERA

U rrëzua nga anija turistike në Vlorë, ndërron jetë 25-vjeçarja

U rrëzua nga anija turistike në Vlorë, ndërron jetë
Foto ilustruese

Një vajzë 25-vjeçare, ende e paidentifikuar ka ndërruar jetë pasi është rrëzuar nga një anije turistike në Vlorë. 

Sipas të dhënave zyrtare nga policia ngjarja ka ndodhur sot në mëngjes, teksa e reja po zbriste nga anija e ankoruar. Ndërkohë është vënë në pranga punonjësi i anijes Aleksandër Golemaj për veprën penale “Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë”.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Vlorë bënë arrestimin në flagrancë për veprën penale “Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë” të shtetasit Aleksandër Golemaj 47 vjeç, banues në Vlorë.

Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi, mëngjesin e sotëm, nga anija turistike ku ishte i punësuar, dyshohet se është rrëzuar një shtetase ende e paidentifikuar, rreth 25 vjeçe, e cila për pasojë ka ndërruar jetë në spitalin e Vlorës. Vijon puna për identifikimin e saj.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Vlorë, për veprime të mëtejshëm”, bën me dije policia.

Paraprakisht, dyshohet se vajza ishte e dehur.

 

 

Të fundit