Flash News

E-TJERA

U rrëzua nga kati i dytë i shtëpisë ku punonte, humb jetën shqiptari në Greqi

U rrëzua nga kati i dytë i shtëpisë ku punonte, humb

Një 68-vjeçar me origjinë shqiptare ka humbur aksidentalisht jetën në Sisi Lasithiou të Greqisë, pasi ka rënë nga kati i dytë i shtëpisë, ku po kryente punime.

Mediat greke raportojnë se ngjarja ka ndodhur rreth orës 06:30 të mëngjesit të sotëm, kur burri mbante nga ballkoni sende që po i ulte me litar. Sipas informacioneve të Cretapost, ai ka humbur ekuilibrin dhe është rrëzuar, i rrëmbyer nga pesha e sendeve.

Menjëherë pas njoftimit në vendngjarje ka mbërritur EKAB-i, por fatkeqësisht tashmë ishte tepër vonë, pasi 68-vjeçari kishte ndërruar jetë. Policia po heton rrethanat e sakta në të cilat ka ndodhur aksidenti tragjik.

Të fundit