Ra nga lartësia në banesën e tij, humb jetën 63-vjeçari në Tiranë
Politiko
3 Dhjetor 2024, 10:36
Një 63-vjeçar humbur jetë në Tiranë pasi është rrëzuar aksidentalisht nga një lartësi në banesën e tij.
Policia bën me dije se i ndjeri ka qenë në gjendje të dehur. Ndërkohë mësohet se ngjarja e rëndë ka ndodhur në Rrugë e Dajtit.
“Më datë 03.12.2024, rreth orës 00:40, në Rrugën e Dajtit, dyshohet se duke qenë në gjendje të dehur, aksidentalisht është rrëzuar nga një lartësi rreth 10 metra, në banesën e tij, shtetasi A. T., 63 vjeç. Si pasojë e dëmtimeve të marra ky shtetas ka ndërruar jetë në spital”, njofton policia e Tiranës.