Flash News


E-TJERA

U rrëzua pa ndjenja në fushë, humb jetën futbollisti i Egnatias

U rrëzua pa ndjenja në fushë, humb jetën futbollisti i

Raphael Dwamena, futbollisti dhe golashënuesi më i mirë i Egnatias, ka ndërruar jetë pasi u rrëzua në fushë pa ndjenja.

28-vjeçari u rrëzua në minutën e 25 të ndeshjes, e më pas për shkak të gjendjes u dërgua drejt spitalit të Durrësit, ku dhe nuk ka mundur të mbijetojë.

Pavarësisht dërgimit me urgjencë në spital, sulmuesi i skuadrës rrogozhinase nuk e ka përballuar sulmin në zemër.

“Në stadiumin "Arena Egnatia", ku po zhvillohej ndeshja e futbollit të ligës "Abisnet Superiore", midis ekipeve Egnatia dhe Partizani, në minutën ‘23-‘24, futbollisti i ekipit Egnatia, shtetasi R. D., 28 vjeç, kapiten i këtij ekipi, është ndjerë keq dhe ka rënë në tokë, pa ndjenja. 

Menjëherë, janë futur në fushë, mjekët e ekipeve dhe autoambulanca, dhe futbollisti është transportuar në spitalin e Kavajës, por mjekët konfirmuan se 28-vjeçari kishte humbur jetën.

Është ngritur një grup i posaçëm hetimor dhe në drejtimin e Prokurorisë, po vijon puna për të sqaruar shkakun e humbjes së jetës së lojtarit, gjatë ndeshjes”, njofton policia.

Të fundit