Flash News

E-TJERA

U rrëzua në malin e Munellës, ndërron jetë shoqëruesi i alpinistëve, Ndoc Mulaj

U rrëzua në malin e Munellës, ndërron jetë

Ka ndërruar jetë mbrëmjen e djeshme, shoqëruesi i alpinistëve që u rrëzuan në malin  e Munellës, 60-vjeçari Ndoc Mulaj.

Specialisti i turizmit malor u gjet i pajetë pas 5 orësh kërkime. U desh ndërhyrja e policisë dhe zjarrfikëses për të bërë të mundur gjetjen e tij. Kujtojmë Ndoc Mulaj, shoqëronte grupin e alpinistëve të cilët ishin duke xhiruar një reportazh.

Pjesë e grupit ishte edhe gazetari Alfred lela, operatori i tij Gisel Dollani, Ilir Shyti dhe Dorien Malaj. Shyti ndodhet në gjendje të rëndë për jetën, ndërsa tre të tjerët kanë shpëtuar me lëndime të lehta.

Njoftimi i policise:
Në vijim të informacionit të dhënë ku dy alpinistë duke eksploruar në Malin e Munellës kanë rrëshkitur duke rënë në humnerë ku njëri prej tyre shtetasi I. Sh u gjet gjatë kërkimeve dhe u transportua në spital ju informojmë se:

Shërbimet e Policisë, shërbimet e zjarrfikëses, pjesëtarë të shoqatës së alpinistëve Pukë dhe banorë të zonës kanë vijuar kërkimet në kushte klimaterike të vështira dhe terren të thepisur.

Pas disa orë kërkimesh është gjetur i pajetë shtetasi N. M dhe po vijon puna për nxjerrjen e trupit.

 

Të fundit