Flash News

E-TJERA

U shembën gurët në galeri, plagoset minatori në Bulqizë

U shembën gurët në galeri, plagoset minatori në Bulqizë

Një minator mbeti i plagosur si pasojë e shembjes së disa gurëve brenda galerisë ku punonte në Bulqizë.

Sipas policisë, L.D., 50 vjeç, me profesion vagonist në minierë, është jashtë rrezikut për jetën, por nisi procedimi penal për brigadierin subjektit minerar, pasi akuzohet se nuk ka marrë masa për kontrollin e gjendjes teknike të galerisë.

“Në orët e pasdites së datës 08.01.2024, gjatë punës në një subjekt minerar, si pasojë e shembjes së disa gurëve brenda në galeri, ka mbetur i lënduar jashtë rrezikut për jetën, shtetasi L.D., 50 vjeç, (me profesion vagonist në minierë),  specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Bulqizë referuan materialet në Prokurori për veprën penale “Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë”,  për një shtetas.  Konkretisht nisi procedimi penal për shtetasin G.F., 42 vjeç, banues në Bulqizë,  me detyrë brigadier në një subjekt minerar, në Bulqizë.

Ky shtetas dyshohet se nuk ka respektuar rregullat dhe nuk ka marrë masa për kontrollin e gjendjes teknike të galerisë, me qëllim sigurimin e jetës së  punëtorëve që punonin në atë galeri”, njoftoi policia.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Dibër, për veprime të mëtejshme.

 

Të fundit