Flash News

E-TJERA

U shkarkua dje si zv.ministre, Dallëndyshe Bici rikthehet në krye të IKMT-së

U shkarkua dje si zv.ministre, Dallëndyshe Bici rikthehet në krye

Një ditë pasi u shkarkua si zv.ministre e Mbrojtjes me vendim qeverie, Dallëndyshe Bici është rikthyer sërish në krye të Inspektoratit Kombëtar të Mbrojtjes së Territorit.

Rikthimi i Bicit në krye të IKMT-së vjen pas dorëheqjes së Ajet Zyberajt.  

Bici u largua nga drejtimi i IKMT-së në maj të vitit 2021 pasi ishte kandidate për deputete e PS-së në zgjedhjet e përgjithshme por nuk arriti të futej në listën fituese.

Pas zgjedhjeve, Rama e emëroi zv.ministre në Ministrinë e Mbrojtjes.   

Kujtojmë se Bici ka një dosje të hapur në Prokurori, për prishje të ndërtimeve me leje në bregdet.

Të fundit