Flash News

E-TJERA

U shkarkua me akuzën se dhunoi stafin, flet ish-konsulli i Kosovës në Tiranë: Është hakmarrje politike

U shkarkua me akuzën se dhunoi stafin, flet ish-konsulli i Kosovës

Pak pas shkarkimit nga detyra si Konsull i Republikës së Kosovës në Shqipëri, ka reaguar Halim Krasniqi duke e quajtur si hakmarrës vendimin e shkarkimit.

Në një intervistë për ABCnews, Krasniqi u shpreh se akuza për dhunë ndaj stafit nuk është e vërtetë dhe se vendimin do ta dërgojë në Gjykatën Kushtetuese. Gjithashtu, ai tha se kjo është hakmarrje nga presidentja në detyrë Vjosa Osmani.

 “Këto janë akuza të pabaza, të marra nga një portal në Tiranë, por nuk ka asgjë të vërtetë. Në konsullatë nuk ka pasur asnjë aferë, është punuar me përkushtim edhe në kohën e pandemisë.

Ne jemi familje e luftës, kemi punuar për drejtësi dhe këtë vendim të pabazë do ta dërgoj në Gjykatën Kushtetuese. Vendimin e cilësoj edhe si hakmarrje politike nga Vjosa Osmani, që po largon edhe njerëz të tjerë të emëruar nga Hashim Thaçi.

Unë jam i pastër dhe vendimin do ta dërgoj në gjykatë, nuk ka asgjë të vërtetë në atë që shkruhet” deklaroi ai.

Vendimi për të shkarkuar Konsullin ka ardhur pas dekretit të presidentes në detyrë Vjosa Osmani ku ai shkarkohet pasi akuzohet për dhunë fizike ndaj punonjësve në konsullatë.

Të fundit