Flash News

E-TJERA

U shkarkua mes skandalesh e denoncimesh, Klevis Qose emërohet në krye të AMP-së

U shkarkua mes skandalesh e denoncimesh, Klevis Qose emërohet në krye

Klevis Qose, ish-drejtori i Përgjithshëm i Burgjeve është vendosur në krye të Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore (AMP), duke zëvendësuar Eduart Merkajn në këtë detyrë. Emërimi është firmosur nga ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari.

Lëvizja vjen vetëm pak javë pas largimit të Qoses nga drejtimi i sistemit penitenciar, një periudhë rreth dyvjeçare në të cilën institucionet e burgjeve u përballën me një sërë problematikash dhe denoncimesh publike.

Gjatë kohës së tij në krye të Burgjeve, sistemi penitenciar është përfshirë nga disa denoncime për trajtim të skandaloz ndaj punonjësve dhe janë raportuar një numër i madh skandalesh brenda burgjeve ku përfshihet arratisja spektakolare e Altin Ndocit. Qose gjithashtu është akuzuar nga policët e burgjeve për presionin e madh psikologjik që i ushtronte atyre.

Emërimi i tij ka ngritur pikëpyetje mbi standardet e vlerësimit dhe praktikat e rotacionit në postet drejtuese të strukturave të sigurisë.

Të fundit