Flash News

E-TJERA

U shkarkua nga drejtimi i Policisë Lezhë, Vehbi Bushati merr detyrën e re

U shkarkua nga drejtimi i Policisë Lezhë, Vehbi Bushati merr

Pas shkarkimit nga detyra për mos plotësimin dhe mos dorëzimin e formularit të të deklarimit të pasurisë bëhet me dije se drejtori i Policisë së Lezhës, Vehbi Bushati merr detyrën si këshilltar në kabinetin e drejtorit të përgjithshëm.

Në kuadër të vettingut, drejtuesit e lartë të Policisë së Shtetit duhet të deklarojnë të ardhurat dhe shpenzimet nga momenti që kanë marrë detyrën.

Vendimi i AMP për Vehbi Bushatin:

Largimin nga pozicionet e përcaktuara në nenin 6 të ligjit 12/2018, i ndryshuar, të subjektit të vlerësimit, z.Vehbi Bushati me detyrë Drejtor i Drejtorisë Vendore të Policisë Lezhë, në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit.

Vendimi i arsyetuar me shkrim i njoftohet Subjektit të Vlerësimit dhe Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit brenda 15 ditëve nga dita e nesërme e shpalljes së vendimit.

Ky vendim publikohet në faqen zyrtare të Agjencisë Mbikëqyrjes Policore, në përputhje me pikën 8, të nenit 56, të Ligjit 12/2018, i ndryshuar.

Kundër këtij vendimi lejohet ankim brenda 45 ditëve nga data e njoftimit, në Gjykatën Administrative të Shkallës së Parë Tiranë.

Të fundit