Flash News

E-TJERA

U shkarkua në shkallën e parë të vettingut, KPA kthen në detyrë prokurorin e Tiranës

U shkarkua në shkallën e parë të vettingut, KPA kthen
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë prokurorin në Gjykatën e Tiranës, Ndini Tavanin pas vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit për ta shkarkuar.

KPK e shkarkoi me argumentet se ka konstatuar probleme për të tre kriteret e rivlerësimit, përfshirë pasurinë, pastërtinë e figurës dhe profesionalizmin, por prokurori kishte ankimuar vendimin e KPK.

Sipas KPA, Komisioni i Pavarur i Kualifikimit e ka shkarkuar padrejtësisht Tavanin. 

Trupi gjykues i Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, i përbërë nga Ina Rama kryesuese, Albana Shtylla relatore, Ardian Hajdari, Natasha Mulaj, Sokol Çomo anëtarë, shpalli vendimin për çështjen (JR) nr.2/2020, datë 09.01.2020, që lidhet me ankimin e subjektit të rivlerësimit Ndini Tavani kundër vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nr. 199, datë 11.10.2019.

Në përfundim të gjykimit në dhomë këshillimi, trupi gjykues, bazuar në nenin 66, pika 1, shkronja “b” e ligjit nr.84/2016, “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, në mënyrë unanime, vendosi:
1. Ndryshimin e vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nr. 199, datë 11.10.2019, që i përket subjektit të rivlerësimit Ndini Tavani dhe konfirmimin e tij në detyrën e prokurorit në Prokurorinë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë”, thuhet në njoftim.

 

Të fundit