Flash News

Bota

U shkarkua nga qeveria, reagon Suella Braverman: Do të flas në kohën e duhur

U shkarkua nga qeveria, reagon Suella Braverman: Do të flas në

Suella Braverman ka folur për herë të parë pas shkarkimit nga posti i Sekretares së Brendshme të Rishi Sunak.

Braverman ka thënë se ishte një privilegj që i shërbeu qeverisë dhe tha se do të flasë për këtë kur të jetë koha e duhur.

"Ka qenë privilegji më i madh i jetës sime të shërbeja si sekretare e shtëpisë. Do të kem më shumë për të thënë në kohën e duhur", ka thënë Braverman.

Braverman u shkarkua pas deklaratave ndaj Policisë Metropolitane të cilën e akuzoi se po mbronte më shumë protestuesit pro-palestinez. Ajo do të zëvendësohet nga James Cleverly.

Të fundit