Flash News

E-TJERA

U shkarkua nga vetting, ish-prokurorja fiton gjyqin në Strasburg, gjobitet shteti shqiptar

U shkarkua nga vetting, ish-prokurorja fiton gjyqin në Strasburg, gjobitet

Ish-prokurorja Antoneta Sevdari e shkarkuar nga procesi i vettingut në vitin 2019, me vendim të KPK dhe KPA, ka fituar gjyqin në Gjykatën e Strasburgut.

Gjykata Europiane e të Drejtave të Njeriut ka gjetur shkelje në vendimin për shkarkimin e ish-prokurores. Sipas vendimit, shkarkimi i ish-prokurores ka qenë jo proporcional dhe i shoqëruar me shkelje.

Strasburgu ka gjobitur shtetin Shqipërinë për dëmet që i ka shkaktuar ish-prokurores: 13.600 euro për shkarkimin e padrejtë, 6 mijë euro për dëmin moral të shkaktuar nga procesi si dhe mbulimin e shpenzimeve të aplikimit në Strasburg në shumën 5 mijë euro.

Dokumenta bashkëngjitur

Të fundit