Flash News

E-TJERA

U shkarkua pas 19 vitesh me ardhjen e Begajt, Edvin Shvarc shfaqet në takimin e PD për Azem Hajdarin: Mik që na frymëzoi

U shkarkua pas 19 vitesh me ardhjen e Begajt, Edvin Shvarc shfaqet në

Edvin Shvarc, djali i përkthyesit të madh me origjinë hebreje, Robert Shvarc u largua nga posti që mbante në Presidencë pak pas ardhjes së Bajram Begajt në presidencë.

Lajmi shkaktoi reagime të shuma në rrjetet sociale të atyre që njohin Zhvarc i cili përveç mbiemrit që mban njihet edhe si një zyrtar mjaft korrekt duke punuar për 5 Presidentë të ndryshëm.

Ndërkohë, Shvarc u shfaq sot në një takim të organizuar nga PD në Qytet Studenti në përvjetorin e 24-të të vrasjes së Azem Hajdarit.

Në fjalën që mbajti, Shvarc e cilësoi Hajdarin një hero i cili dha shembullin e tij dhe frymëzoi edhe të tjerët për tu ngritur.

“Jemi mbledhur të kujtojmë një mik që na mungon që na mungon prej gati çerek shekulli, shok të vyer, hero i cili dha shembullin e tij dhe frymëzoi edhe të tjerët për tu ngritur.

Një shembull për atë që ngriti Bajramaj, mund të ketë bashkëpunim dhe modele pozitive nga të dyja palët.

Filli që i lidh studentët e dhjetori, shkurtit, etj., është ai që u përballën me diktaturën dhe për pak lanë edhe kokën. Ishte një betejë për jetë a vdekje dhe nuk i dihej mbarimi. Ky fill është i pazgjidhshëm deri në fund të jetëve tona, sikur ke qenë në luftën e parë botërore, ke ndihmuar shokun dhe shoqen, i ke dalë në krah, i ke nxjerrë shpatullën, shpinën, shkopave të gomës, ose të kanë fishkëllyer plumbat pranë veshit.

Do ta vazhdojmë bashkëpunimin dhe do të ndajmë edhe përvojat e mira dhe të këqija”, deklaroi Shvarc.

Të fundit