Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
U shkarkua pas intervistës te VOA, tërhiqet ministria: Vendimi për Drejtorin e Parkut të Divjakës do rishikohet

Agjencia Kombëtare e Zonave të Mbrojtura tha sot se vendimi i komisionit disiplinor për pushimin nga puna të Drejtorit të Parkut Divjakë- Karavasta, Ardian Koçi, është në proces rishikimi pas kërkesës nga Ministria e Turizmit dhe Mjedisit.
Në një intervistë për Zërin e Amerikës drejtoresha e kësaj Agjencie Daniel Pirushi tha se zoti Koçi është njoftuar dhe është ftuar të bashkëpunojë në kuadër të këtij procesi.
Ish drejtori i Parkut të Divjakës Ardian Koci i tha Zërit të Amerikës se nuk do të kthehej më në detyrë për shkak të klimës armiqësore dhe do të priste vendimin e gjykatës lidhur me padinë e tij për ndërprerjen e padrejtë të marrëdhënieve të punës.
Agjencia Kombëtare e Zonave të Mbrojtura tha sot se vendim i komisionit disiplinor për pushimin nga puna të Drejtorit të Parkut Divjake- Karavasta Ardian Koci është në proces rishikimi pas kërkesës nga Ministrisë së Turizmit dhe Mjedisit.
Në një intervistë për Zërin e Amerikës drejtoresha e Përgjithshme e Agjencisë së Zonave të Mbrojtura Danile Pirushi u shpreh:
"Procedura e zotit Koci dhe, është momenti kryesor për ta thënë, është ende në shqyrtim. Duhet të rendis pak faktet që nga momenti i parë kur zoti Koci më datë 22 shkurt është njoftuar për fillimin e procesin displinor dhe ku i është dhënë mundësia të sjellë provat dhe faktet. Kjo si rrjedhojë e një dalje publike të tij në mënyrë të përsëritur pa marrë lejen e Drejtorit të Përgjithshëm. Më pas më datë 24 është mbajtur dëgjesa e parë ku janë shkëmbyer dhe janë diskutuar faktet për rrethanën e ndodhur dhe rrethanën në përgjithësi. më duhet ta përsëris , ky fenomen i përsëritur i zoti Koci që bën dalje publike dhe nuk koordinohet me institucionin ka qenë në disa raste. Menjëherë më datë 3 Mars Agjencia Kombëtare e zonave të Mbrojtura,Komisoni i ngritur me këtë rast, doli me vendimmarrjen për largimin nga detyra të zotit Koci".
Zonja Pirushi tha më tej se procesi i rishikimit të kësaj vendimmarrje erdhi pas reagimit nga Ministrja e Turizmit dhe Mjedisit.
"Ky vendim sic ndodh një praktikat tona normale i përcillet Ministrisë së Turizmit dhe Mjedisit si një proces rutinë ku informohet. Pati një reagim të menjëhershëm dhe nga Ministrja, nga autoriteti i saj, për të rishikuar vendimin nga Agjencia Kombëtare e Zonave të mbrojtura dhe Komisoni disiplinor i ngritur enkas për këtë rast. Që më datën 4 Mars zoti Koci por edhe Komsioni ka marrë dijeni për procesin e rishikimit të vendimit. “I është bërë ftesa zotit Koci që të jetë pjesë e praktikës pasi është një procedurë që përsëri të shqyrtohen faktet dhe rrethanat dhe zoti Koci nuk ka pranuar të bashkërendojë. Prandaj dhe deklarata e tij, jo më larg se dje ka qenë e papritur për ne për aq kohë sa jemi ende institucionalisht bashkëpunëtorë dhe partnerë".
I pyetur për këtë qëndrim të Agjencisë së Zonave të Mbrojtua rishikimit të Ardian Koçi Drejtor i parkut Divjake -Karavasta tha se nuk do të kthehej më në detyrë pasi klima është armiqësore dhe u tregua siaps tij përmes veprimeve që u ndërmorën me aq shpejtësi dhe në mënyrë ekstreme.
“Ky reagim i imi është jo vetëm për veten por edhe për kolegët e mij që janë hequr nga agjencitë rajonale kohët e fundit, apo agjencia qëndrore “, tha zoti Koci.
“Nga ana juridike kam depozituar në Gjykatë padinë dhe cdo veprim pas datës së pushimit tim nga puna nuk ka asnjë vlerë nga institucioni. Për këtë do të shprehet gjykata kur të trajtojë padinë time për ndërprerjen e padrejtë të marrëdhënieve të punës”, vazhdon ai, ndërsa shtoi se “Dua të falënderoj qindra e qindra mbështetës, organizata mjedisore ,personalitete që mbështetën reagimin tim ndaj veprimeve arbitrare”.
Më 12 shkurt të këtij viti, zoti Koçi u intervistua nga Zëri i Amerikës, së bashku me disa ekspertë të tjerë, lidhur me turizmin natyror në Shqipëri. 10 ditë pas intervistës, më 22 shkurt, ai njoftohet nga Drejtoresha e Agjencisë së Zonave të Mbrojtura, Daniel Pirushi, se ndaj tij kanë filluar procedurat disiplinore, pasi nuk kishte marrë leje për intervistën. Më 3 mars, vetëm 9 ditë pas fillimit të procedurave, atij i njoftohet zyrtarisht pushimi nga puna.
E pyetur në lidhje me procedurën e shpejtë të vendimmarrjes drejtoresha e Agjencisë së Zonave të Mbrojtura Danile Pirushi u përgjigj:
“Nuk dua të përsëritem,realisht procedura ka filluar më 22 shkurt sic e përmenda dhe vendimi ka dalë më 3 mars. Ka qenë një kohë e mjaftueshme , Kodi i Punën parashikon procedura të tilla dhe jemi brenda të gjitha afateve të përcaktuara në ligj dhe rregullore.Nuk mendoj se është një kohë e shpejtë megjithatë dua të theksoj faktin që me zoitn Koci kemi pasur një fenomen të përsëritur disa herë ku prononcimet e tij kanë qenë të pakordinuaar me administratën", tha zonja Prushi.
E pyetur se ku e kishte mbështetur komisioni i disiplinës Vendimin për pushimin nga puna zonja Pirushi u përgjigj:
"Aktet rregullatore sigurojnë mbarëvajtjen institucionale dhe rregullojnë marrëdhëniet e punës. Kodi i Punës parashikon elementë të tillë ndërkohë edhe rregullorja e Agjencisë së Zonave të Mbrotjrua definon qartë që për aq kohë sa personat përgjegjës të administratës rajoanle apo qëndore dalin në proncime publike janë të detyruar të marrin një miratim paraprak nga Drejtori përkatës nga institucioni përgjegjës".
Zonja Pirushi thotë se Agjencia i jep rëndësi promovimit të vlerave në një koordinim dhe bashkërendim mes gjithë aktorëve.
"Në fakt është një koordinim për ne si Agjenci Kombëtare zonve të mbrotjur. Në veprimtarinë tonë është shumë e rëndësishme promovimi i vlerave,edukimi i brezave,edukimi mejdisor për të njohur më parë vlerat e natyrës , biodiveristein,natyrën në tërësi në mënyrë që më pas dhe zhvillimi të jetë sa më i qëndrushem. Në cdo dritare komunimi e shohim me shumë seriozitet prandaj duhet dhe një koordinim dhe bashkërendim mes gjithë aktorëve".
Agjencia kombëtare e zonave Natyore në Shqipëri është prekur kohët e fundit nga disa ndryshime drejtuesish si rajonalë dhe kreut qëndror të saj.
Ardian Koci që drejtonte prej dhjetë vitesh parkun më të rëndësishëm natyror në vend atë Divjakë Karavasta është i vetmi që ka reaguar publikisht ndaj urdhërit për pushimin nga puna që tani është në process rishikimi sic thotë Agjencia por një temë e mbyllur për zotin Koci që pret të shprehet gjykata. VOA
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38