Flash News

E-TJERA

U shkarkua pas abuzimit me tenderin/ Fatos Tushe heq dorë nga beteja me qeverinë

U shkarkua pas abuzimit me tenderin/ Fatos Tushe heq dorë nga beteja me

Ish-kryebashkiaku i Lushnjes, Fatos Tushe, është dorëhequr nga kërkesat për shqyrtim të çështjes në Gjykatën Kushtetuese.

Sot ishte njoftuar seanca ku parashikohej të shqyrtohej edhe ankimi i Tushes. Ky i fundit dërgoi në gjykatë vendimin e qeverisë për shkarkimin e tij nga posti i kryebashkiakut.

Fatos Tushe u arrestua kohë më parë nga SPAK, pasi akuzohej se kishte abuzuar me tenderin e një kanali vaditës në Lushnje. SPAK pretendon se Tushe ka kryer shkelje për dhënien në favor të miqve të tij, tenderin prej 23 milionë lekësh.

Të fundit