Flash News

E-TJERA

U shkarkua për mosjustifikim të pasurisë, KPA rikthen në detyrë Arqile Koçën

U shkarkua për mosjustifikim të pasurisë, KPA rikthen në
Prokurori Arqile Koça

Komisioni i Pavarur i Apelimit rrëzon vendimin e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit për shkarkim nga detyra të prokurorit Arqile Koça.

Në vendimin e saj KPA e cilëson shkarkimin të padrejtë, ndaj urdhëron rikthimin e menjëhershëm të Koçës në detyrë pranë prokurorisë së Përgjithshme.

Prokurori u shkarkua nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit për mosjustifikim të pasurisë.

Koça ka pretenduar se pasurinë prej 8 apartamentesh, dy garazhe dhe 2 makina, i ka vendosur në mënyrë të ligjshme. Arqile Koça ka qenë kandidat për prokuror i përgjithshëm dhe drejtues i sektorit të hetimit në Prokurorinë e Përgjithshme.

"Në përfundim të gjykimit, bazuar në nenin 59, pika 1 dhe 66, pika 1, shkronja “b” e ligjit nr.84/2016 “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, trupi gjykues, me shumicë votash, vendosi:

1. Ndryshimin e vendimit nr.113, datë 08.03.2019 të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, që i përket subjektit të rivlerësimit Arqilea Koça dhe konfirmimin e tij në detyrën e prokurorit pranë Prokurorisë së Përgjithshme.

2. Ky vendim është përfundimtar dhe ka efekt të menjëhershëm", thuhet në njoftimin zyrtar.

 

Të fundit