Flash News

E-TJERA

U shkel dinjiteti i Metës, Curri: Mënyra e arrestimit, inat personal i kreut të SPAK

U shkel dinjiteti i Metës, Curri: Mënyra e arrestimit, inat personal i

Analisti Arjan Curri deklaron se momenti i arrestimit të  Ilir Metës është një lajm shumë i trishtueshëm për respektimin e të drejtave të njeriut.

Curri tha se një arrestim i tillë duket më tepër të jetë një inat personal i titullarit të SPAK, i cili sipas currit duket se nuk i ka duruar dot më fyerjet që i janë bërë nga ish-presidenti Meta.

“Për mua është një moment dhe një lajm shumë i trishtueshëm për respektimin e të drejtave të njeriut. Njeriu duhet të ketë dinjitet edhe kur burgoset edhe kur dënohet dhe kur gjykohet. Nuk ka pasur tentativë arratisje.

Ajo aty është sikur do arratisej Meta dhe këta kanë shkuar e kanë kapur aty. Për mua është inat i nxjerrë nga një titullarë i SPAK-ut i cili prej muajsh të tërë nuk i ka duruar fyerjet që i ka bërë Ilir Meta dhe këtë moment që ka patur në dorë për të bërë këtë lloj arrestimi e ka bërë. Një titullar ka SPAK-u pse t’ia bëjmë nderin e ti përmendim emrin, se këta të hedhin në gjyq për shpifje”,-tha Curri për Euroneës Albania.

Të fundit