Flash News

E-TJERA

U shkëput ashensori dhe u plagosën dy gra. Prangoset tekniku i kompleksit në “Astir”

U shkëput ashensori dhe u plagosën dy gra. Prangoset tekniku i

Është vënë në pranga tekniku i mirëmbajtjes dhe kontrollit të ashensorëve, të kompleksit të pallateve “Fratari”, në Astir pas ngjarjes së mbrëmshme ku u plagosën dy gra nga shkëputja e ashensorit.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 6, kanë bërë arrestimin në flagrancë për veprën penale “Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë” të shtetasit D. Sh., 34 vjeç, banues në Tiranë.

Arrestimi i tij u bë pasi dyshohet se duke qenë i punësuar si teknik i mirëmbajtjes dhe kontrollit të ashensorëve, në kompleksin e pallateve “Fratari”, në Astir, nuk ka konstatuar problemin teknik që ka patur ashensori i njërit prej pallateve të kompleksit, i cili është shkëputur, duke rënë në gjendje të lirë sëbashku me disa shtetas që ndodheshin në të.

Si pasojë e këtij aksidenti, është dëmtuar shtetasja M. S., 27 vjeçe, e cila ndodhet në Spitalin e Traumës, jashtë rrezikut për jetën.

Të fundit