Flash News

E-TJERA

U shkrumbuan 30 apartamente/ Mediat e huaja shkruajnë për zjarrin që 'përpiu' pallatin në Tiranë

U shkrumbuan 30 apartamente/ Mediat e huaja shkruajnë për zjarrin

Zjarri që përfshiu pallatin në Tiranë ka tërhequr vëmendjen e mediave ndërkombëtare, duke u pasqyruar gjerësisht në raportimet e tyre për ngjarjen që shkaktoi panik te banorët.

Agjenci dhe media të huaja kanë raportuar për flakët që përfshinë fasadën e ndërtesës, duke detyruar evakuimin e banorëve dhe ndërhyrjen e dhjetëra forcave zjarrfikëse.

 'Rainews.it', raporton se zjarri dyshohet se ka nisur nga një aktivitet tregtar në katin përdhes dhe më pas është përhapur me shpejtësi në të gjithë fasadën.

"Pamjet e zjarrit, të shoqëruara nga një re e dendur tymi të zi, janë publikuar gjerësisht në platformat ndërkombëtare, duke e kthyer ngjarjen në një prej lajmeve më të ndjekura për Shqipërinë gjatë ditës.

Në raportimet e mediave theksohet gjithashtu se disa persona kanë pësuar lëndime të lehta, kryesisht nga asfiksia prej tymit, por fatmirësisht nuk ka viktima.

Ngjarja ka rikthyer në fokus edhe shqetësimet për sigurinë në ndërtesat e banimit dhe standardet e materialeve të përdorura në fasada, çështje që është përmendur shpesh në analizat e mediave ndërkombëtare pas rasteve të ngjashme në vende të tjera", shkruan portali italian.

Të fundit