Flash News

E-TJERA

U shoqërua nga policia pasi nuk u lejua në aktivitetin ku ishte edhe Rama, flet ish-deputeti i PS: Më tërhoqën zvarrë, mu desh ndihmë mjekësore

U shoqërua nga policia pasi nuk u lejua në aktivitetin ku ishte edhe

Ish-deputeti Eduart Ndocaj deklaron se në momentin e shoqërimit nga policia e Lezhës, teksa sot paradite nuk u lejua që të marrë pjesë në ceremoninë e inaugurimit të shtëpisë së Gjergj Fishtës, event ku i pranishëm ishte edhe kryeministri Edi Rama, është tërhequr zvarrë dhe është dhunuar.

Duke folur për Abcnews.al, Ndocaj thotë se është dhunuar në momentin e shoqërimit dhe për këtë i është dashur ndihmë mjekësore.

“Mëngjesin e sotëm më mori në telefon dhe më ftoi në aktivitet drejtori Paulin Zefi. Kur shkova Garda nuk më lejoi, ndërkohë që Zefi ndërhyri duke u thënë se është i ftuar dhe do të sistemohet tani dhe nëse nuk ka vend do të rrinte ai në këmbë dhe unë do të ulesha. 

Por Garda nuk më lejoi duke më shoqëruar. Në komisariat u sollën mirë, por përfundova në spital, pasi policia më tërhoqi zvarrë duke më dhunuar në momentin e shoqërimit. Mora ndihmë mjekësore në spital. E gjithë ndodhi se jemi në diktaturë, por unë nuk do të ndalem këtu”, u shpreh Ndocaj.

Pasi është mbajtur për disa orë në komisariat në Lezhë, Ndocaj është lënë i lirë.

Të fundit