Flash News

E-TJERA

U shoqërua për masakrën e Dobraçit, lirohet Safet Bajri: Nuk kam lidhje me ngjarjen

U shoqërua për masakrën e Dobraçit, lirohet Safet Bajri:

Rreth 20 persona të shoqëruar mbrëmjen e djeshme për masakrën në Dobraçit, janë lënë të lirë pasi kanë dhënë deklarime.

Mes të shoqëruarve ka qenë edhe Safet Bajri. Ky i fundit ka deklaruar se ka qenë në shtëpi me familjen dhe së nuk ka asnjë lidhje me atentatin që la pas 3 viktima. Bajri i cili është mbajtur 2 orë në polici, ka deklaruar se mund ta provojnë përmes pamjeve filmike vendndodhjen e tij.

Hamza Liçi, vëllai i Ibrahim Liçit, Arlind Bushati dhe Flutura Basha mbetën të vdekur nga atentati. Liçi ndërroi jetë në vend bashkë me Bashën, një kalimtare e rastit, ndërsa Arlnd Bushati ndërroi jetë disa orë më vonë në spital.

Në gjendje të rëndë vijon të mbetet bashkëshorti i Bashës, Bashkim Basha. Të dy ishin duke udhëtuar me motor në momentin kur mjeti që u godit nga breshëri plumbash i përplasi duke lënë të vdekur Flutura Bashën.

Të fundit