Flash News

E-TJERA

U shpall fajtor për 34 akuza, Kulla: Edhe po të jetë i dënuar, do bëhet president

U shpall fajtor për 34 akuza, Kulla: Edhe po të jetë i

Donald Trump është shpallur fajtor për falsifikimin e regjistrave biznesore të kompanisë, duke u bërë presidenti apo ish-presidenti i parë amerikan që dënohet për vepër penale. Pas diskutimeve rreth dyditore, 12 anëtarët e jurisë e shpallën fajtor Trumpin për të gjitha 34 akuzat me të cilat ngarkohej.

I ftuar në emisionin “Zonë e Lirë”, eksperti i sigurisë Ilir Kulla ka theksuar se kjo situatë e forcon Donald Trump, pasi vota në SHBA është e shenjtë dhe po të jetë i dënuar do të bëhet president.

“Deri në nëntor në Amerikë unë pres gjithçka. Janë në një betejë shumë të fortë, sepse edhe në zgjedhjet e kaluara ishin të njëjtët kandidatë dhe tensioni është i lartë. Unë them që kjo e forcon Donald Trump. Në një moment të caktuar mund të bëhet pengesë, por vota në Amerikë është e shenjtë dhe po e zgjodhi populli dhe po të jetë i dënuar do bëhet president”, u shpreh Kulla.

 

Të fundit