Flash News

E-TJERA

U shpall fajtor për falsifikim dokumentash/ KPA shkarkon nga detyra Luan Dacin, reagon gjyqtari

U shpall fajtor për falsifikim dokumentash/ KPA shkarkon nga detyra Luan

Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka shkarkuar nga detyra gjyqtarin Luan Daci. Ai akuzohet për falsifikim të dokumenteve.

Daci u mor i pandehur nga SPAK, pasi ai akuzohej se fshehu faktin se ishte shkarkuar si gjyqtar në vitin 1997. Prokuroria e Posaçme kërkoi një vit burg për gjyqtarin, por GJKKO vendosi 6 muaj burgim, konvertuar në 1 vit shërbim prove.

Gjyqtari Luan Daci ka reaguar pas vendimit të KPA-së, të cilën e akuzon për shkelje të Kushtetutës. Në një prononcim për "News 24", ai tha se do t'i drejtohet Gjykatës së Strasburgut, duke e cilësuar vendimin e sotëm të rëndë.

Ai ka thënë se anëtarët e këtij institucioni kanë shkelur dy kushtetuta për vendimin e dhënë, si dhe theksoi, se për të drejtën e tij do të drejtohet deri në Gjykatën e Strasburgut.

“Sot, KPA shkeli të dy Kushtetutat. Shkeli kushtetutat dhe shkoi në ligjin magjistratë. Kushtetuta jonë është aneks. Ju jeni të interesuar për prishjen e vendimit të Strasburg, e Luan Daci do i fitojë të gjitha të drejtat. Do i drejtohem Strasburgut.

Do të bëj gjithçka që të kthejmë në Shqipëri shtetin ligjor. Sot e theksoj, janë shkelur dy kushtetuta. Është shumë e rëndë, që ta shkelë një dhomë gjykimi i një nivelit të lartë. E drejta vonon, por nuk harron”, tha Daci.

Të fundit