Flash News

E-TJERA

Ambasada amerikane reagon për Florian Markun: Urime për kampionin e parë botëror shqiptar!

Ambasada amerikane reagon për Florian Markun: Urime për kampionin e

Ambasada amerikane në Shqipëri ka reaguar pas shpalljes kampion bote të boksierit shqiptar Florian Marku.

"Urime Florian Markut, kampionit shqiptar për peshat e lehta të Federatës Ndërkombëtare të Boksit! Ne në Ambasadën Amerikane dërgojmë urimet më të mira për kampionin e parë botëror shqiptar! Urime kampion!"-thuhet në reagimin zyrtar.

Në një dyluftim me ukrainasin Maxim Prodan, Marku ia doli të fitojë titullin kampion bote në Tottenham. Pas 10 raundesh, Marku triumfoi duke marrë më shumë pikë se kundërshtari. Kujtojmë se para disa ditësh, në një konferencë live, Marku u konfliktua me rivalin e tij dhe i kërkoi se forcën duhej ta shihte në ring.

Të fundit