Flash News

E-TJERA

U shpall kampione, Luiza Gega pritet nga dy ministre në Rinas: I tregova Europës se me punë mund t’ia dalim

U shpall kampione, Luiza Gega pritet nga dy ministre në Rinas: I tregova

Ka mbërritur në atdhe Luiza Gega, e cila u shpall kampione e Europës në atletikë në garën e 3000 metra me pengesa në Mynih.

Gegës iu organizua një ceremoni pritjeje në aeroportin “Nënë Tereza”, ku të pranishëm ishin Ministrja e Arsimit dhe Sportit Evis Kushi, Ministrja e Shtetit për Rininë dhe Fëmijët, Bora Muzhaqi, Presidenti i KOKSH, Fidel Ylli, etj.

Gjatë fjalës që mbajti, Gega tha se ka bërë shumë sakrificë dhe ka punuar fort për të arritur këtë rezultat.

Ndoshta jam lodhur shumë për të qenë këtu ku jam sot. Kam shumë vite që sakrifikoj që të jem këtu,jo me detyrim por dëshirë” tha Luiza Gega

Zgjodha të përfaqësoj veten time dhe flamurin tim çdo ditë e sa më denjësisht. Sot jam më krenarë se kurrë, kjo është arsyeja pse derdha lot në vijën e finishit. Mu kthye koha mbrapsht mundi e sakrifica dhe I tregova Europës se edhe ne mund tia dalim nëse mund të punojmë fort", tha Luiza Gega.

Gega u shpall kampione në 3.000 metra me pengesa me kohën 9’11”31.

Atletja shqiptare ishte pretendentja kryesore, pasi mbërriti në finale me kohën më të mirë të regjistruar në fazën kualifikuese. Gega theu me 6 sekonda rekordin e vendosur në vitin 2010 nga rusja Zaripova.

 

Të fundit