Flash News

E-TJERA

U shpall në kërkim ndërkombëtar, Ahmetaj ankimon masën e sigurisë ‘arrest në burg’

U shpall në kërkim ndërkombëtar, Ahmetaj ankimon masën

Ish-zëvendës kryeministri Arben Ahmetaj ka ankimuar përmes avokatit të tij, masën 'arrest me burg' e marrë në mungesë.

Ishte avokati Henrik Ligori , ai i cili dorëzoi kërkesën ku kërkon shfuqizim të  vendimit të GJKKO.

Arben Ahmetaj akuzohet nga Prokuroria e Posaçme Kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit, SPAK për veprat penale: pastrim parash, mosdeklarim pasurie dhe korrupsion pasiv; të lidhur me të ashtuquajturën afera e incineratorëve.

Vetë Ahmetaj pretendon se nuk ka lidhje, por kërkon nga SPAK që të hetojë lidhur me sigurimin e fondeve, duke dhënë kështu detaje lidhur me ku duhet që të fokusohen hetimet.  

 

Të fundit