Flash News

E-TJERA

U shpall në kërkim ndërkombëtar, përpjekja e radhës e Adriatik Llallës për t’iu shmangur burgut

U shpall në kërkim ndërkombëtar, përpjekja e

Një ditë pasi u shpall në kërkim ndërkombëtar, ish kryeprokurori Adriatik Llalla ‘bëhet i gjallë’.

Mësohet se Llalla po kërkon pezullim ekzekutimi të vendimit që e ka dënuar me dy vite burgim për fshehje pasurie. Çështja është hedhur në short ditën e djeshme dhe pritet të shqyrtohet nga Gjykata e Posaçme.

 Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka përfunduar procedurat ligjore dhe e ka shpallur në kërkim ndërkombëtar Llallën duke qenë se ky i fundit nuk është gjendur në Shqipëri dhe ka informacione se ndodhet jashtë vendit.

Nga verifikimet e deri tanishme rezulton në sistemin TIMS se Ardiatik Llalla është larguar nga vendi ynë rreth një muaj më parë.  Dokumentacioni i është dorëzuar zyrës së Interpol Tiranës për të nxjerrë emrin në sistem, dhe prej këtij momenti Llalla do të figurojë në sistemin e personave të kërkuar shqiptarë nga të gjitha agjencitë e huaja ligjzbatuese.

Ditën që GJKKO e dënoi me 2 vite burg ish-kryeprokurorin, SPAK nxori urdhrin për arrestimin e tij dhe policia i shkoi në shtëpi për të njoftuar zyrtarisht familjarët, si dhe duke i dhënë disa ditë kohë Llallës që të paraqitej. Sakaq Llallës i është hequr edhe e drejta për të ushtruar funksione publike për 5 vite.

 

 

 

 

 

Të fundit