Flash News

E-TJERA

U shpall "non-grata" nga Greqia, reagon Artan Hoxha: Nuk u befasova, po udhëtoja drejt Janinës

U shpall "non-grata" nga Greqia, reagon Artan Hoxha: Nuk u befasova,

Gazetari investigativ Artan Hoxha është shpallur “non-grata” nga shteti grek.

Hoxha është karakterizuar si person i padëshirueshëm, i rrezikshëm për rendin publik, sigurinë e brendshme, shëndetin publik ose marrëdhëniet ndërkombëtare të një ose më shumë shteteve të BE-së.

I kontaktuar nga Top Channel, gazetari u shpreh se ky vendim nuk e ka befasuar. Ai tha se ishte duke udhëtuar drejt Janinës paraditen e së dielës, kur policia e kufirit i kërkoi të kaloj në vijën e dytë të kontrollit pasi kishte një vendim penalizmi për të.

Sipas autoriteteve greke, vendimi u mor pas qëndrimeve të Hoxhës si gazetare, që sipas shtetit helen “ishin kundër interesave të shtetit grek”.

 

Të fundit