Flash News

E-TJERA

U shpall Park Kombëtar, Leo Di Caprio shkruan për Vjosën: Do të rrjedhë i lirë përgjithmonë

U shpall Park Kombëtar, Leo Di Caprio shkruan për Vjosën: Do

Lumi Vjosa u shpall nga qeveria shqiptare Park Kombëtar, dy ditë më parë, pas fushatave disa vjeçare që kundërshtonin ndërtimin e HEC-eve në zonë.

Lidhur me vendimin e qeveisë ka reaguar dhe aktori i njohur Leonardo Di Caprio, i cili iu bashkua asokohe fushatës ndërgjegjësuese dhe bëri thirrje t’i jepej fund ndërtimit të HEC-eve mbi Vjosë.

Në një postim në Instagram, Di Caprio shkruan se tashmë Vjosa do të rrjdhë si një lum i lirë përgjithmonë, për të gjithë brezat pasaradhës. Aktori përëgëzon Shqipërinë për realizimin e përpjekjeve për të shpëtuar Vjosën.

 “Sot është bërë historia. Bashkëpunimi mes qeverisë shqiptare, shoqërisë civile dhe biznesit, krijoi Parkun Kombëtar për lumin e parë të egër në Evropë. Lumi Vjosa do të rrjedhë i lirë përgjithmonë, nga burimi në det, për ta shijuar brezat e ardhshëm. Një vision i ri për ruajtjen globale të ujit. Urime të gjithë atyre që e bënë këtë realitet këtë përpjekje të mahnitshme!”, shkruan Di Caprio në Instagram.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Leonardo DiCaprio (@leonardodicaprio)

Të fundit