Flash News

E-TJERA

Në kërkim pas përplasjeve me policinë, 15 banorë të Rrjollit vetëdorëzohen në komisariat

Në kërkim pas përplasjeve me policinë, 15 banorë

Pas shpalljes në kërkim nga policia pas protestës së 28 shkurtit, 15 banorë të Baks Rrjollit janë dorëzuar në komisariat këtë të hënë, të shoqëruar nga avokati i tyre.

Dy persona janë arrestuar, ndërsa shtatë të tjerë po hetohen në gjendje të lirë për ngjarjen që solli përplasje fizike mes protestuesve dhe punonjësve të një kompanie sigurie private.

Protesta e zhvilluar disa ditë më parë u tensionua, duke degjeneruar në konfrontime me kompaninë e sigurisë, e cila ishte kontraktuar nga firma ndërtuese për të garantuar mbarëvajtjen e punimeve në kantierin e një resorti luksoz.

Avokati i të ndaluarve, Ndue Pjetra, e ka cilësuar kërkesën për arrestimin e protestuesve si një masë të tepruar dhe të motivuar nga synimi për të frenuar kundërshtitë ndaj projektit. Ai theksoi se përplasja ka ndodhur me punonjës të sigurisë private, ku një prej tyre ka mbetur i plagosur, dhe jo me policinë.

Banorët kundërshtojnë projektin, duke pretenduar se toka ku po ndërtohet i përket komunitetit dhe se zhvillimi i resortit cenon interesat e tyre.

 

Të fundit