Flash News

E-TJERA

"U shpëtuan nga shoqata e Hillary Clinton", media saudite për afganët e mbërritur në Shqipëri: Prisnin prej 2 ditësh

"U shpëtuan nga shoqata e Hillary Clinton", media saudite

Media "Alarabiya news" ka bërë një shkrim për afganët që mbërritën një ditë më parë në Shqipëri.

Sipas saj, evakuimi i 37 refugjatëve afganë që mbërriti në Tiranë në orët e para të mëngjesit të së enjtes është mundësuar nga një OJQ e themeluar nga Hillary Clinton.

Për këtë informacion "Alarabiya news" citon qeverinë shqiptare, ndërsa shton se evakuimi nuk ka qenë i lehtë.

Gjithashtu thekson se disa prej refugjatëve kishin nevojë për kujdes mjekësor për shkak të lëndimeve të lehta të shkaktuara nga shtypja e turmave.

Afganët mbërritën në Shqipëri pa bagazhe, pasi forcat ushtarake amerikane i ndalojnë për të ulur peshën në bord. Disa prej tyre kishin pritur në aeroport deri në dy ditë.

"Alarabiya news" shkruan se 644 refugjatë afganë të evakuar përkohësisht në Shqipëri, synojnë të zhvendosen në SHBA.

Të fundit