Flash News

E-TJERA

Rama tentoi ta prekë gjatë deklaratës, UGSH solidarizohet me gazetaren Ambrozia Meta

Rama tentoi ta prekë gjatë deklaratës, UGSH solidarizohet me

Pas incidentit gjatë deklaratës për media të kryeministrit Edi Rama, i cili tentoi të prekë  gazetaren e Syri TV, Ambrozia Meta, ka reaguar edhe Unioni i Gazetarëve Shqiptarë.

Në një deklaratë UGSH, referuar replikave mes kryeministrit dhe gazetares, shkruan se Rama nuk jepte një përgjigje konkrete pavarësisht këmbënguljes së saj. UGSH shton se gjuha që Rama përdori ishte intimiduese dhe cenonte etikën e integritetin e gazetares.

USGH ka shprehur solidaritet me Ambrozia Metan.

Reagimi:

Unioni i Gazetarëve Shqiptarë reagon ndaj replikave të Kryeministrit Edi Rama me gazetaren Ambrozia Meta, e cila në të drejtën e vet profesionale këmbëngulte për një përgjigje konkrete prej kryeministrit, në konferencën për shtyp me gazetarët në datën 19 Mars 2024. Kryeministri jo vetëm që nuk jepte një përgjigje konkrete për pyetjen specifike, por me një gjuhë replikuese dhe nga pozita e edukuesit moral shmangej nga detyrimi për të dhënë një shifër konkrete për përfitimet e mundshme publike prej njerit nga projektet më të mëdha në fushën e turizmit shqiptar.

Refuzimi dhe shmangia e Kryeministrit për përgjigje konkrete u bashkëshoqërua me një gjuhë intimiduese dhe me cënim të etikës, deri në cënim të integritetit fizik të gazetares.

Unioni i Gazetarëve Shqiptarë reagon ndaj këtij momenti dhe shpreh solidaritetin me kolegen Meta, e cila spikat si reportere kurajoze në kërkim të fakteve dhe të dhënave që synojnë transparencë publike dhe llogaridhënie prej qeverisësve.

Të fundit