Flash News

E-TJERA

U shuan tragjikisht në Itali, shqiptarët mbledhin mbi 75 mijë euro për familjen Kola

U shuan tragjikisht në Itali, shqiptarët mbledhin mbi 75 mijë

Familja Kola, e cila u shua tragjikisht në Itali pas helmimit me monoksid karboni, do të prehet në Shqipëri.

Në platformën GoFundMe, iniciuar nga Durim Kola, vëllai i Arti Kolës një nga viktimat, janë mbledhur për dy ditë mbi 75 mijë euro.

Fondet e mbledhura do të përdoren për mbulimin e shpenzimeve të funeralit dhe për transportimin e trupave drejt Shqipërisë, ku do të zhvillohen ceremonitë mortore. Shuma e mbetur do t’iu jepet familjarëve.

Arti, Jonida, Hajdar dhe Xhesika Kola humbën jetën në banesën e tyre pasi një defekt i kaldajës, bëri që familja të helmohej nga monksidi i karbonit. Të katërt u gjetën brenda një dhome pa shenja jete.

Të fundit