Flash News

E-TJERA

U siguronin Anglinë për 25 mijë paund/ Shkatërrohet grupi shqiptar i trafikantëve, 7 në pranga

U siguronin Anglinë për 25 mijë paund/ Shkatërrohet grupi

Shtatë shtetas shqiptarë janë arrestuar mëngjesin e kësaj të mërkure nga policia britanike, pasi akuzohen për trafikimin e klandestinëve.

Sipas mediave britanike, mendohet se kjo bandë ka trafikuar qindra emigrantë ilegalë shqiptarë drejt Anglisë, duke i fshehur në fugona dhe kamiona. Të arrestuarit janë gjashtë burrat, të moshës nga 26 deri në 44 vjeç, dhe një grua 26 vjeçare. Mes shtatë të arrestuarve në operacionin e zhvilluar në katër pika të ndryshme në Londër mendohet se është edhe kreu i grupit.

Të arrestuarit po merren në pyetje nën dyshimin e përfshirjes në një sërë veprash penale. Ato përfshijnë dyshime për lehtësimin e imigracionit të paligjshëm, komplot për të lehtësuar imigracionin e paligjshëm, vepra penale të pastrimit të parave dhe dyshim për posedim të dokumenteve të rreme të identitetit.

Agjencia Kombëtare e Krimit (NCA) bëri me dije se operacioni përfshiu rreth 100 oficerë, u mbështet nga Policia Metropolitane dhe Zbatimi i Imigracionit dhe se rreth 30 mijë paund cash u gjetën gjatë kontrolleve. Sipas NCA, në disa raste, migrantët besohet se kanë paguar midis 20,000 dhe 25,000 £ për të provuar dhearritur në Mbretërinë e Bashkuar.

Dyshohet se kjo bandë ka përfituar deri në qindra mijëra paund nga ky aktivitet kriminal. Policia britanike dyshon se bëhet fjalë për një rrjet më të gjerë personash të përfshirë.

 

Të fundit