Flash News

E-TJERA

"Hipokrizi vrastare", Kulluri: Sot bërtasin kundër Bashës, por për 4 vjet s'nxorrën një gjysëm fjale

"Hipokrizi vrastare", Kulluri: Sot bërtasin kundër
Edvin Kulluri

Ish-anëtari i Këshillit Kombëtar të PD, Edvin Kulluri thotë se zërat që kërkojnë largimin e ish-kryeministrit Sali Berisha me vendim personal të kryedemokratit Lulzim Basha, janë shërbëtorë të shkatërrimit të PD.

Ndërsa sa i përket individëve që sot janë pozicionuar kundër Bashës, por që në katër vitet e fundit nuk e kanë ngritur zërin, sipas Kullurit, duhet të kërkojnë ndjesë.

Ai shton se Partinë Demokratike e ka marre në qafë mediokriteti dhe oportunizmi, duke theksuar se PD nuk ka të ardhme nëse nuk kthehet te vota, gara dhe debati i lirë.

"Përgjegjësinë për humbjen e kanë të gjithë ata që “u strehuan” në ombrellen e një sharlatani që e ka çuar opoziten nga humbja në humbje, duke na u hakërryer si “tradhëtarë”, “shërbëtorë të Rames” e lloj lloj idiotizmash komuniste të injektuara nga skutat e pazareve Rama-Basha!"-shkruan Kulluri në rrjetet sociale.

Ky i fundit nënvizon se i vetmi që nuk ka folur kundër kritikëve, por i ka vlerësuar ata, ka qenë Berisha. "Hipokrizi vrastare" e cilëson Kadilli sjelljen e individëve që dikur kanë heshtur, ndërsa tani kërkojnë llogari.

"Të vetmit njerëz që kanë të drejtë të thonë se Berisha ka përgjegjësi për atë që ka ndodhur në PD 4 vitet e fundit janë ata që kanë folur dhe vepruar kundër arbitraritetit që na çoi në këtë pikë! Këta që po i kërkojnë llogari me zë të lartë e vetë kanë heshtur, mirë është të vazhdojne të heshtin!"-thotë më tej Kulluri.

Të fundit