Flash News

E-TJERA

U takua me Abazoviç, çfarë i kërkoi Meta për shqiptarët që jetojnë në Mal të Zi

U takua me Abazoviç, çfarë i kërkoi Meta për

Presidenti Ilir Meta ka pritur sot zëvëndëskryeministrin e Malit të Zi, Dritan Abazoviç. Ky i fundit ndodhet për një vizitë zyrtare sot në Tiranë. Kreu i Shtetit shprehu dëshirën, që bashkëpunimi midis dy vendeve te thellohet në të gjitha fushat, duke patur si objektiv parësor ndërlidhjen gjithnjë e më të mirë mes qytetarëve në të dy anët e kufirit.

Presidenca bën me dije, se Meta theksoi se partneriteti në NATO duhet të nxisë marrëdhënie më të ngushta ndërmjet Shqipërisë dhe Malit të Zi, ndërsa apeloi për një përfaqësim më përfshirës dhe më të drejtë të shqiptarëve në institucionet qendrore dhe lokale të Malit të Zi.

Gjatë takimit, Presidenti i kushtoi vëmendje të veçantë disa projekteve konkrete në mbështetje të zonave ku banojnë shqiptarët, siç janë: hapja e Pikës se Kalimit Kufitar në Grabon, mundësia e bashkëpunimit për hapjen e Pikës së Kalimit Kufitar Skejë – Zogaj, rindërtimi i i shkollës së djegur në fshatit Dacaj në Rozhajë, ura mbi lumin “Buna”, që do të lidhte Velipojën me Shtojin, përmirësimi i infrastrukturës rrugore në Plavë dhe Guci, hapja e disa pikave kufitare në këtë zonë si edhe në Ulqin, rregullimi i çështjes se shtetësisë dhe punësimi i shqiptarëve në institucionet qendrore dhe lokale.

 

Të fundit