Flash News

E-TJERA

U takua me disa persona para atentatit, zbardhen detaje të reja nga vrasja e shqiptarit në Athinë

U takua me disa persona para atentatit, zbardhen detaje të reja nga vrasja

Janë mësuar detaje të reja nga atentati mafioz në Athinë ku u vra shqiptari Irakli Davella dhe u plagos Edi Lolo. Mediat greke shkruajnë se pista kryesore ku po hetohet është ajo e larjes së hesapeve dhe autoritetet greke dyshojnë se krimi ishte i planifikuar.

45-vjeçari Davella ishte pronar lokali në Peristeri dhe dyshohet se kishte lidhje me tre figura të krimit që janë vrarë në luftën e ndezur mes grupeve rivale të mafias greke.Gjithashtu, në vitin 2009 ai është akuzuar për pjesëmarrje në grup kriminal dhe zhvatje.

Edi Lolo ka marrë plumb në kokë dhe në bark dhe po lufton për jetën. Ai ishte kthyer në Greqi nga Dubai së fundmi. Hetuesit besojnë se kthimi i tij në Greqi ka ndodhur për një arsye specifike dhe ka mobilizuar një grup rival që donte ta eliminonte.

Para atentatit, shqiptarët ishin takuar me disa persona të tjerë në zonë. Persona, të cilët tashmë janë në kërkim nga autoritetet për të përcaktuar nëse kanë ndonjë lidhje me ngjarjen.Sipas burimeve policore, “goditja” është cilësuar si “profesionale”. Në vendin e ngjarjes janë gjetur vetëm tre gëzhoja.Mediet greke bëjnë me dije se autoritetet greke janë në kontakt me autoritetet shqiptare, teksa hetimet vijojnë.

 

Të fundit