Flash News

E-TJERA

"U tall me Trump", media zvicerane zbërthen arsyet: Pse Rama insistoi të jetë në “Bordin e Paqes"

"U tall me Trump", media zvicerane zbërthen arsyet: Pse Rama

Media zvicerane SRF ka renditur arsyet pse disa vende, mes tyre edhe Shqipëria e përfaqësuar nga kryeministri Edi Rama, kërkon të jetë në “Bordin e Paqes. 

Media e njohur shkruan se pak kohë më parë një video e Edi Ramës, ku ai tallte presidentin amerikan Donald Trump duke ngatërruar Shqipërinë me Armeninë, bëri xhiron e botës, ndaj shton se Rama ka të paktën një arsye më shumë për të kërkuar sërish favorin e Trumpit.

"Edi Rama, kryeministri i Shqipërisë, ka kërkuar që herët afrimin me Trumpin. Vajza e Trumpit, Ivanka, dhe bashkëshorti i saj Jared Kushner po ndërtojnë në ishullin shqiptar të Sazanit fshatra luksoze pushimi me vlerë rreth 1.4 miliardë dollarë.

Në tetor, Rama u filmua duke u tallur me Trumpin, i cili në një fjalim kishte ngatërruar vendet Shqipëri dhe Armeni. Tallja bëri xhiron e botës dhe Rama ka të paktën një arsye më shumë për të kërkuar sërish favorin e Trumpit", thuhet ndër të tjera në artikull. 

Në janar, presidenti amerikan Donald Trump prezantoi në WEF në Davos të ashtuquajturin “Bordi i Baqes”. Vendet e mëdha evropiane munguan në themelim, sepse e konsideruan atë si një konkurrencë ndaj OKB-së.

Ndër vendet që duan t’i bashkohen Bordit të Baqes janë tre shtete të Ballkanit: Shqipëria, Kosova dhe Bullgaria.

Të fundit