Flash News

E-TJERA

“U tha se Rama do më bënte presidente”, Lea Ypi sqaron për ‘The Guardian’ si qëndron e vërteta

“U tha se Rama do më bënte presidente”, Lea Ypi sqaron

Akademikja dhe pedagogia e teorisë politike në Shkollën Ekonomike të Londrës, Lea Ypi ka reaguar lidhur me kritikat që ka marrë nga shqiptarët pas publikimit të librit të saj ‘Të lirë’.

Duke folur për ‘The Guardian’, Ypi shprehet se i pëlqente të merrej me kritikët e saj por komentet e shqiptarëve ishin ndryshe pasi vinin nga njerëz që ose nuk e kishin lexuar librin, ose e kishin keqkuptuar kritikën ndaj kapitalizmit dhe komunizmit.

“Një nga mesazhet më të rëndësishme në libër është se sado shtypës të jetë një regjim, ai kurrë nuk e dërrmon plotësisht dinjitetin njerëzor,” tha ajo.

Autorja shpjegon se disa prej kritikëve i kanë keqkuptuar idetë e saj, duke e akuzuar atë se po përjetonte sindromën e Stoklohmit duke ‘rehabilituar’ komunizmin.

“Të prek personalisht nëse ke një gjysh që ka kaluar 15 vjet në një burg komunist, teksa të thuhet se po përpiqesh të rehabilitosh vrasësit komunistë”, thotë Lea.

Po ashtu ajo thotë se shumë nga kritikat erdhën pasi ajo botoi versionin shqip të librit në ish-shtëpinë e Hoxhës në Tiranë. 

“Për mua ishte si të imagjinoja Hoxhën në ferr, duke promovuar dikë nga një familje disidentësh një libër për trashëgiminë shqiptare. Ishte simbolikisht vërtet i fuqishëm,” tha ajo.

Më tej, në artikullin e ‘The Guardian’ shkruhet se prania e kryeministrit shqiptar, Edi Rama, dhe shumë prej ministrave të tij në promovimin e lirbit të saj u keqinterpretua.

“Unë jam shumë kritike ndaj qeverisë shqiptare, por njerëzit mendonin se unë po manipulohesha ose po përvetësohesha prej tyre”.

The Guardian shkruan se këto perceptime kanë nxitur edhe idenë e rreme se Lea Ypi është një nga emrat për t’u bërë presidente e ardhshme e Shqipërisë.

Nëse vazhdohet të përsëritet i njëjti lajm i rremë si ai, më pas pothuajse bëhet si lajm i vërtetë. Dhe kjo gërryen kritikat konstruktive. Se çfarë duhet të bëhet me shtëpinë e diktatorit Enver Hoxha është një debat i vlefshëm, por nëse bazohet çdo gjë në lajme të rreme dhe në keqinterpretime atëherë nuk jemi gjëkundi”, thekson ajo.

Libri flet për një fëmijë që rritet në fund të viteve ‘80 në Shqipërinë e komunizmit, ku personazhi kryesor rritet, kapërcen fëmijërinë dhe përjeton hyrjen në adoleshencë, ndërkohë që edhe shteti ku ajo jeton pëson të njëjtin transformim. Pra, është një fëmijë që kërkon lirinë në një vend që është gjithashtu në kërkim të lirisë.

Të fundit