Flash News

E-TJERA

U thirr në SPAK, Baton Haxhiu “kyç gojën”: Do flas kur…

U thirr në SPAK, Baton Haxhiu “kyç gojën”: Do flas

Gazetari Baton Haxhiu ka “kyçur” gojën duke mos dhënë asnjë detaj për çfarë bisedoi me prokurorët e SPAK-ut.

Paraditen e sotme për rreth dy orë Baton Haxhiu zhvilloi një intervistë me prokurorët por sot në mbrëmje deklaroi se do të flasë vetëm në momentin kur SPAK t’i japë “dritën jeshile” që kjo çështje të bëhet publike.

Pyetje: Je thirrur në SPAK, menjëherë pasi Veliajt, cila ishte arsyeja dhe për çfarë je pyetur? Për inceneratorët?

“Mos u bëj banal Çim Peka. Jam i lumtur që kam biseduar me prokurorët dhe kemi krijuar atmosferë për të biseduar sërish me atë që po ndodh në SPAK. Unë nuk ndihmova askënd, ishte një bisedë që unë kam obligim etik që kur kam dalë nga prokuroria të mos flas për mediat.

Nuk do shkoj më në SPAK. Unë mund të flas vetëm në momentin kur të marrë dritën jeshile nga SPAK e cila do ta bëjë publike çeshtjen”, tha Baton Haxhiu për Syri tv.

Të fundit