Flash News


E-TJERA

U thirr në SPAK, ish-ministri Cani: Nuk më surprizon asgjë

U thirr në SPAK, ish-ministri Cani: Nuk më surprizon asgjë

Ish-ministri i Financave, Shkëlqim Cani u thirr mëngjesin e sotëm në SPAK. Pasi doli në ambientet e Prokurorisë së Posaçme, ai u pyet nga gazetarët se për cilën çështje ishte thirrur.

Por Cani nuk dha asnjë detaj, duke deklaruar se është sekret hetimor.

Ai tha se nuk është thirrur ende nga SPAK që të jepte dëshmi për çështjen e inceneratorëve, ndërsa shtoi se nuk e surprizon më asgjë.

“Jo. Shkresa ka dalë, është publikuar. Nënshkruaj të gjitha letrat… Nuk ka rëndësi që çfarë them unë, kur është e shkruar. Se çfarë kam shkruajtur, e lexuat shumë mirë. Me gojë s’kam ça përsëris.

Pyesni SPK kur ka ndërmend të më thërrasë dhe a do më thërrasë. Në jetën time kam kaluar kaq shumë, sa që nuk më suprizon asgjë. Jam i gatshëm që të paraqitem për të treguar të vërtetën dhe vetëm të vërtetën. Pres drejtësi. ligj, drejtësi rregull”, tha ish-ministri.

Cani ka qenë ministër i Financave në vitet 2013-2016.

 

Të fundit