Flash News

E-TJERA

U sulmua nga qeni i fqinjit, humb jetën një grua në Belsh

U sulmua nga qeni i fqinjit, humb jetën një grua në Belsh

Një një grua ka humbur jetën në rrethana tragjike në fshatin Çërragë të Belshit pasi është sulmuar nga qeni i një fqinji.

Sipas informacioneve paraprake, viktima, Emine Agolli, rreth 65 vjeçe, është kafshuar në këmbë nga qeni, duke pësuar gjakderdhje të rëndë. Ajo ka marrë ndihmë mjekësore, por për shkak të plagëve të rënda nuk ka mundur t’u mbijetojë dhe ka ndërruar jetë.

Menjëherë pas ngjarjes, Policia ka ndërhyrë dhe ka nisur veprimet hetimore ndaj pronarit të qenit, me qëllim sqarimin e rrethanave të plota të incidentit . 

Të fundit