Flash News

E-TJERA

U vaksinua ndaj Covid-19, mjekja shqiptare në SHBA flet për simptomat dhe efektet anësore

U vaksinua ndaj Covid-19, mjekja shqiptare në SHBA flet për
Mjekja Irida Molla

Mjekja shqiptare në SHBA, Irida Molla një ditë pasi mori vaksinën anti-Covid tregoi për efektet e saj. Ajo tha se nuk ka asnjë simptomë apo efekt anësor nga vaksina, përveç ndjeshmërisë normale të dhimbjes tek vendi i injeksionit.

Mjekja thekson se nuk e ka kaluar Covid-19 më parë dhe se është pro vaksinës edhe nëse një njeri e ka kaluar ose jo virusin.

Për mjeken shqiptare vaksina është dritë në fund të tunelit dhe shpresa se një ditë pandemisë do i vijnë fundi prandaj i bën thirrje të gjithëve të vaksinohen.

"Ndihem fizikisht shumë mirë, pak ndjeshmëri dhimbje tek vendi i njeksionit, që është normale. Asnjë simptomë apo efekt anësor. Jam e lumtur, e gëzuar, është arritje e madhe, jam e privilegjuar të jem pjesë e këtij procesi.

Këto janë raportuar në vaksinën e Pfizer si elemente minimale, temperaturë më pak se 24 orë, kanë kaluar tashmë dhe nuk kam. Janë dy doza, në 3 javë, 21 ditë në 3 janar.

Nuk e kam kaluar COVID-19. Unë jam në përballje ditë për ditë me COVID-19, jam ditë për ditë me pacientë. Kemi parë dhe humbje jete, edhe kolegë, ka lënë dhe impresion të thellë. Përderisa ne jemi përpara një drite në fund të tunelit, dhe prandaj.

Duhet të vaksinohemi sa më shumë dhe që kësaj pandemie t’i vijë fundi një ditë”, tha mjekja shqiptare për "Kjo Javë".

 

Të fundit